Një aksident me pasojë dy persona të plagosur, ka ndodhur sot në aksin rrugor Qukës-Stavaj të Librazhdit.

Mësohet se mjeti tip ''Golf'' me drejtues shtetasin K.V., 66 vjeç, banues në fshatin Karkavec, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe shtetasi me incialet Sh.V. 36 vjeç, pasagjer në këtë mjet, të cilët u transportuan në Spitalin e Librazhdit, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.