Makina del nga rruga, humb jetën pasagjeri 68-vjeçar, plagosen 2 të tjerë

22/11/2020 - 16:08

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” në rrethinat e Tiranës.

Sipas policisë, rreth orës 15:00, te shkallët e Tujanit, shtetasi N.K., duke qarkulluar me mjet në një zonë e cila është kantier ndërtimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët B.K dhe B.K., të cilët janë nisur me ambulancë për në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa pasagjeri tjetër shtetasi H.D., 68 vjeç, ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë-Milot, pranë fshatit Markatomaj.

Një 29-vjeçar nga Durrësi është shpallur në kërkim nga policia pasi po transportonte 11 emigrantë të paligjshëm.

571 qytetarë janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë gjatë 24 orëve të fundit pasi janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojt

Policia e Lushnjës ka ndaluar një 35-vjeçar pasi akuzohet se ka përdhunuar një të re.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Muzgu 5" nga Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Pol

Gjykata e Lezhës ka vendosur arrest me burg për Gjergj Gjinin i cili pak ditë më parë plagosi me armë zjarri Hil Gjinin në fshatin Balldr

Është vendosur sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 1.500.000 euro, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminal

Një operacion anti-drogë është zhvilluar në Voula, afër Athinës, në Greqi që ka çuar në arrestimin e 6 shqiptarëve.

Një video që tregon momentin e ekzekutimit të shqiptarit Ilir Zelka brenda një lokali në Brazil është publikuar tashmë nga mediat vendase

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur paraditen e së martës në Balldren të Lezhës, ku Hilë Gjini, 43 vjeç, u qëllua me armë