Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Lushnjë, ku dy persona kanë ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi në orën 18:30, në aksin rrugor Lushnjë-Krutje, në fshatin “Gurrëz e vogël”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti tip “Renault”, ka dalë nga rruga, ku për pasojë janë dëmtuar dhe kanë ndërruar jetë drejtuesi dhe pasagjeri në mjet.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.