Një aksident është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:35.

Mësohet se mjeti me drejtuese shtetasen me inicialet I.V., ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë rrugë, për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.