Një automjet ka dalë nga rruga në aksin rrugor Shkodër-Bushat, e për pasojë ka humbur jetën një person.

Burime nga policia bëjnë me dije se ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në mjet. Ndërsa shoferi ka mbetur i plagosur. Makinat me të cilën udhëtonin dy persona humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Shkaqet janë të paqarta, ndërsa në vendngjarje ka shkuar policia, e cila është duke punuar për të zbardhur dinamikën e aksidentit.