Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e pasdites së sotme në Vlorë, në fshatin Babicë.

Një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën ndarëse.

Brenda mjetit ndodhej një çift i cili ka mbetur i plagosur.

Bëhet me dije se i plagosur më rëndë ka qenë burri, por gjithashtu dëmtime ka marrë edhe bashkëshortja e tij e cila drejtonte mjetin.

Çifti aktualisht ndodhet në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm.