Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor rural Klos-Dars. Një automjet i cili drejtohej nga shtetasi B.K. ka dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën pasagjeri Q.V., rreth 33 vjeç banues në fshatin Xibër.

Policia njofton se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.