Mëngjesin e sotëm, një aksident ka ndodhur në kryeqytet.

Rreth orës 09:31, në bulevardin “Bajram Curri”, pranë urës “Tabakëve”,  mjeti me drejtues shtetasin  F.H., 68 vjeç, tek vijat e bardha i ka shkelur me gomën e mjetit këmbën dhe është dëmtuar, shtetasja N.D ., 77 vjeçe.

Ajo ndodhet në spital, jashtë rrezikut per jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.