Një aksident ka ndodhur pak më parë në autostradën Tiranë-Durrës. Një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën ndarëse.

Paraprakisht dyshohet që drejtuesi i mjetit të ketë qenë me shpejtësi dhe për shkak të lagështisë në rrugë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën.

Për pasojë, automjeti është kthyer përmbys, duke bllokuar korsinë dhe krijuar trafik të rënduar në këtë aks siç shihet edhe në pamjet filmike që publikon JOQ.