Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Levan-Fier, ku një automjet ka dalë nga rruga.

Makina me targa greke YKT 5006 ka dalë jashtë rruge, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Mësohet se një familje me tre anëtarë, burri, gruaja dhe vajza ishin kthyer nga Greqia. Mjeti pasi ka humbur kontrollin fhe ka përfunduar në kanalin anësor. 

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe autoambulanca.