Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në aksin Shkodër – Koplik, në vendin e quajtur Dobraç.

Nga të dhënat e para, bëhet e ditur se të aksidentuarit janë pjesëtarë të një familjeje nga Fieri, që po ktheheshin në qytetin e tyre.

Ata kishin qenë në Mal të Zi dhe kanë kaluar përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit, ndërsa të plagosur kanë mbetur nëna dhe vajza, që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.