Një automjet ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mesditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25, në rrugën “Pirro Gode”.

Sipas burimeve zyrtare dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike makina me drejtuese shtetasen B.Gj., ka marrë flakë në ecje dhe është djegur pjesërisht duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes