Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme (8 korrik) në rrugën e Llogarasë.

Mësohet se makina ka qenë në ecje e sipër, dhe brenda saj ndodhej vetëm drejtuesi, i cili ka arritur të zbresë në kohë dhe pa u lënduar.

Automjeti është djegur plotësisht teksa dyshohet se shkak ka qenë një defekt në motor.