Një vajzë e re 23-vjeçare ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, pranë vendit të quajtur “Kripa”.

Mjeti me të cilin udhëtonin Anxhela Çapo dhe Silvana Muho është përplasur fillimisht me trafikndarësen dhe më pas ka rënë në kanal.

Përplasja ka qenë fatale për 23-vjeçaren që drejtonte mjetin, Anxhela Çapo, e cila ka humbur jetën në vend. Shoqja e saj është transportuar në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore.