Një aksident automobilistik ka ndodhur në Prrenjas, ku si pasojë  një grua raportohet se ka mbetur e plagosur.

Sipas informacioneve të policisë një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumë.

E plagosura është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.