Një i mitur ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një furgon në fshatin Suk 1 të Roskovecit.

Nga burimet zyrtare mësohet se mjeti tip Iveco i drejtuar nga shtetasi A.M., ka përplasur 11-vjeçarin E.V., që po udhëtonte me biçikletë.

Pas përplasjes nga furgoni, i mituri goditi një makinë tip Audi të parkuar në anë të rrugës.

I mituri ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve,  ndërsa shoferi i makinës u shoqërua në komisariat.