Një djalë i mitur i moshës 12 vjeç nga Durrësi është përplasur nga një makinë.

Nga të dhënat policore, mësohet se vogëlushi me iniciale I.B., teksa po ecte në këmbë, është aksidentuar nga një makinë tip “Volkswagen”.

Raportohet se ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Aksidenti ndodhi ditën e shtunë më 17 mars në rrugën Shkozet-Plepa, ndërsa për drejtuesin e makinës, shtetasin A.K., vjeç 29, banues në Durrës, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor.