Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.

“Rreth orës 17:25, te kthesa e Kamzës, mjeti me drejtues shtetasin F.Gj., 27 vjeç ka aksidentuar shtetasin XH.K., 52 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që drejtuesi i mjetit ndodhet në vendngjarje.”, njofton policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.