Një aksident me pasojë plagosjen e një këmbësoreje ka ndodhur këtë mëngjes në kryeqytet.

Policia informon se gruaja me iniciale A.K.rreth 50 vjeçe është përplasur nga një makinë që drejtohej nga shtetasja M.Y., ndërsa e plagosura është në spital jashtë rrezikut për jetën.

Informacioni paraprak:

Rreth orës 08:20 në rrugën “Sulejman Delvina” , automjeti me drejtuese shtetasen M. Y ka përplasur një këmbësore.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasja A. K rreth 50 vjeçe e cila u dërgua në spital për ndihmë mjeksore.

Drejtuesja e automjetit shtetasja M. Y është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.