Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës së Kishës Katolike, ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Këmbësori i gjinisë mashkull u dërgua menjëherë në spital me ambulancë.

Shoferi i automjetit që kreu aksidentin është shoqëruar në polici. Nga raportimet e para thuhet se këmbësori nuk po ecte në vijat e bardha, raporton “BalkanWeb”.