Mëngjesin e të premtes, rreth orës 08:50, në qytetin e Laçit, një mjet me drejtues shtetasin E.Ll., 37 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen E.N., 33 vjeçe.

E aksidentuara është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ku ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu grupi hetimor shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.