Një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar një këmbësor në Fushë-Krujë.

“Më datë 19.10.2020, rreth orës 11:00, në Fushë Krujë, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Z. D., 70 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.