Një aksident me pasojë plagosjen e një shtetasi është rregjistruar sot në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Ish-Metalurgjiku.

Mësohet se një 22-vjeçar teksa drejtonte mjetin tip "Opel" është përplasur me një motoçikletë dhe për pasojë drejtuesi i këtij të fundit ka mbetur i plagosur.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan –Metalurgji, shtetasi O.H., 22 vjeç, banues në fshatin Mjekës, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, është përlasur me një motoçiklet me drejtues shtetasin M.M., 56 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë e aksidentit është aksidentuar drejtuesi i motoçikletës, i cili u transportuan menjëherë në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmë mjeksore, jashtë rreziku për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.