Një automjet ka përplasur një motoçikletë në Rrugën e Dibrës në Tiranë mbrëmjen e së martës rreth orës 22:45. Si pasojë e përplasjes, janë plagosur drejtuesi i motoçikletës shtetasi me iniciale A.M. dhe pasagjerja e motoçikletës shtetasja me iniciale S.M.

Të plagosurit ndodhen në spital ku janë jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale I.U. është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.