Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në autostradën Lezhë-Milot, në afërsi të Kryqëzimit të Shënkollit.

Sipas policisë, mjeti me drejtues shtetasin B.M.,36 vjeç banues në Kurbin është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin K.V.,25 vjeç, banues në Lezhë.

Mësohet se si pasojë e përplasjes është plagosur drejtuesi i motoçikletës, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.