Një automjet tip “Fiat” ka goditur një ciklomotor në aksin rrugor Rubik-Rrëshen ditën e sotme, e si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i i ciklomotorit E.D., 49 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është dërguar në spitalin e Rrëshenit për ndihmë të menjëhershme.

Ndërsa drejtuesi i automjetit, V.D., 57 vjeç është ndaluar nga policia dhe është dërguar në komisariatin e Mirditës për shpjegime.

Informacioni paraprak i policisë:

Me datë 22.07.2017 , rreth orës 18:15, është marrë njoftim se në aksin rrugor Rrubik – Rrëshen, ka ndodhur një aksident automobilistik.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur mjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin V.D. 57 vjeç, me një ciklomotor me drejtues shtetasi E.D. 40 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i ciklomotorit i cili është dërguar në spitalin e Rrëshenit për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë për sqarime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po hetojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.