Një makinë është përplasur me një motor në Durrës, ku si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit që po udhëtonte në gjendje të dehur.

Aksidenti është regjistruar të shtunën, ndërsa uniformat blu kanë vënë në pranga shoferin e mjetit tip “Ford”.

“Më datë 17.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.P vjeç 31, banues në fshatin Kasall Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Ford”, është përplasur me motorin tip “BMV”, të drejtuar në gjendje të dehur nga shtetasi M.M, vjeç 30 për pasojë është dëmtuar motoçiklisti, i cili pas mjekimit në spital është larguar. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.