Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Vaqarrit.

Një mjet ka përplasur një person me biçikletë, ndërsa ky i fundit ka përfunduar në spital.

Më datë 23.10.2020, rreth orës 08:13, në rrugën e fshatit Prush, Vaqarr, mjeti me drejtues E.B., ka aksidentuar një biçiklist ende i paidentifikuar, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.