Një aksident i rëndë është regjistruar në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Gziq, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë ka mbetur e plagosur vajza e mitur e shoferit, e cila ishte pasagjere në mjetin tip "Toyta Yaris".Burimet bëjnë me dije se ka dëmtuar rëndë të dyja këmbët.

Ambulanca ka vonuar më shumë se 40 minuta për të mbërritur në vendin e ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.