Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë.

“Më datë 15.08.2020, rreth orës 05:35, në Fushë Krujë, mjeti tip “Benz”, me  drejtues shtetasin L.K., 37 vjeç, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin H.T., 71 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.”, njofton policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Mësohet se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.