Një 18-vjeçar është plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Gramsh. Ngjarja ndodhi pasditen e kësaj të shtune, në fshatin Zgjup Fushë.

Sipas policisë, në aksident janë përfshirë një makinë dhe një motoçikletë, që drejtohej nga 18-vjeçari.

"Në fshatin Zgjup Fushë, Gramsh, një mjet është përplasur me një motoçiklet. Si pasojë e aksidentit është aksidentuar drejtuesi i motoçikletës shtetasi A.T.,  rreth 18 vjeç, i cili është transportuar për në spital për ndihmë mjekësore", sqaron policia.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.