Një person është plagosur paraditen e sotme si pasojë e një aksidenti në Sarandë.  Një automjet tip "Benz" është përplasur me një motor në vendin e quajtur "Rrapi".

Nga informacionet paraprake mësohet se drejtuesi i motorit është dëmtuar në këmbë dhe kokë si dhe ka pasur gjakderdhje të madhe dhe ndodhet në spital.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për aksidentin.