Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë, në afërsi të fshatit Mazhe.

Mësohet se një automjet ka përplasur një motoçikletë, duke lënë të plagosur drejtuesin e këtij të fundit. Sipas informacioneve, i plagosuri është identifikuar si Besnik Masha, i cili është dërguar në spitalin Ushtarak, ndërsa drejtuesi i automjetit është ndaluar nga policia.

“Më datë 27.11.2020, rreth orës 17:30, në Bubq, mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. S., është përplasur me një çiklomotorr me drejtues shtetasin B. M., rreth 55 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.