Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 19-vjeçareje ka ndodhur ditën e sotme në Divjakë.

Mësohet se një mjet tip “Audi A4” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë dhe për pasojë mbeti e vdekur Elsa Meçi, ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, Vilson Hoxha dhe pasagjeri tjetër i paidentifikuar.

“Sot rreth orës 10:25, në rrugës nga Divjaka për në plazh, automjeti tip “Audi“, me drejtues shtetasin V. H., 25 vjeç, banues në Divjakë, ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja në mjet, shtetasja E. M., 19 vjeçe, banuese në Zharrnec, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri ende i paidentifikuar, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.