Një makinë është përfshirë nga flakët në autostradë pranë urës së Mifolit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Makina tip ‘Fiat Punto’ me targa  AA 418FT, ishte në lëvizje në momentin që është përfshirë nga flakët, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike.

Shoferi ka shpëtuar pa lëndime, pasi ka dalë me shpejtësi, sapo ka konstatuar zjarrin, ndërsa vijojnë hetimet nga policia e Vlorës.