Policia ka identifikuar shtetasen e aksidentuar mesditën e sotme në  fshatin Larushk të Fushë-Krujës. Në një informacion paraprak, mësohet se viktimë si pasojë e përplasjes së mjetit me shtyllën ka mbetur drejtuesja E.A., 35 vjeçe.

Informacion paraprak

Më datë 22.02.2019, rreth orës 12:15, në Larushk, shtetasja E.A., 35 vjeçe, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur më një shtyllë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.
 
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.