Manovra të rrezikshme me "Benz"-in pranë komisariatit të policisë, ndalohet i riu (VIDEO)

21/01/2020 - 22:26

Një 29-vjeçar është ndaluar nga policia e Tiranës, pasi ka xhiruar gomat e makinës së tij në rrugën “Llazi Miho”, pranë komisariatit nr.6 në Tiranë.

Pak orë më parë, videoja ku shfaqej i riu duke bere manovra të rrezikshme në një nga rrugët kryesore të kryeqytetit, u bë virale në rrjetet sociale. Po ashtu, policia i ka sekuestruar dhe makinën tip “Mercedes Benz”.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Xhiroi gomat dhe bëri manovra të rrezikshme në rrugë, para Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe u largua me shpejtësi, por kapet nga Policia Rrugore 29-vjeçari nga Tirana dhe shoqërohet në Komisariatin Nr. 6, për veprime të mëtejshme.

Nisur nga postimi në disa portale online, ku shfaqej një automjet i markës Mercedes Benz me ngjyrë të bardhë duke bërë manovra të rrezikshme dhe xhirime gomash në rrugën “Llazi Miho”, përpara Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, shërbimet e Policisë, pas këqyrjes së pamjeve filmike të kamerave përreth vendit ku drejtuesi i mjetit kishte xhiruar gomat, bënë të mundur identifikimin e automjetit.

Pas identifikimit të të dhënave të automjetit që shfaqej në videon e publikuar, rrugorët e kryeqytetit organizuan kontrolle të shtuara.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, në Unazën e re u bë i mundur ndalimi dhe shoqërimi i drejtuesit të automjetit në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, ku po kryhen dhe verifikimet e nevojshme, me qëllim procedimin penal të personit përgjegjës për veprimet dhe sjelljet e rrezikshme në rrugë, si dhe procedimin administrativ për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor të konsumuara nga drejtuesi i këtij automjeti, që kanë rrezikuar jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës që gjendeshin në afërsi të vendit ku automjeti po kryente manovrat e rrezikshme.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, pasi kanë kundërshtuar dhe fyer punonjësit policor.

Policia e Tiranës arrestoi një shtetas, i cili kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes për dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve.

Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Korçë-Gramsh, në fshatin Çekrez, në përfundim të veprimeve te para

Policia e Shtetit ka publikuar fotot dhe emrat e tre personave të tjerë të kërkuar për vrasje, të cilët janë objekt i punës së Njësisë së

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy të rinj të cilët vodhën me dhunë 1 shtetas të huaj.

Shkatërruan stolat e stadiumit “Air Albania” dhe hodhën sende të forta në fushë gjatë dy ndjeshje të futbollit më datë 21 e 22 shkurt, vi

Në lokal me pistoletë me vete, arrestohet në flagrancë një i ri në Durrës.

Policia rrugore ka vijuar kontrollet gjatë natës së kaluar në disa pika në kryeqytet.

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Çekrez të Gramshit ku dy persona kanë vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosu

Një 37- vjeçar shqiptar është qëlluar me plumb në kokë në rrugën Kerasuntos të lagjes Egaleo në Athinë të Greqisë.