Maqedonia e Veriut arreston Saimir Taullaun për llogari të Zvicrës, në kërkim për trafik droge

25/09/2020 - 12:36

Policia në Maqedoninë e Veriut ka arrestuar Saimir Taullaun për llogari të Zvicrës, shtet i cili ka lëshuar një urdhër-ndalimi ndërkombëtar ndaj tij për trafik droge.

Mësohet se gjykata e Maqedonisë së Veriut ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 30 ditë ndaj tij në pritje të materialeve nga Zvicra. Ndërkohë avokati i tij Detar Hysi në një reagim pas lajmit thotë se nuk është vënë në dijeni për arrestimin e klientit të tij.

Operacioni Forca e Ligjit kishte kërkuar në SPAK sekuestron e 4 pasurive të patunshme të Saimir Taullatu, por GJKKO i hodhi poshtë ato, duke lënë në fuqi vetëm sekuestron e makinës së blinduar. 

Saimir Taullau u ka shpëtuar dy atentateve. Në tetor të vitit 2017, atij iu atentati i fundit por sërish ai ka arritur të shpëtojë me vetëm një plumb. Saimir Taullau, njihet si një biznesmen në Lushnje, por aktivitetin e tij e ka zgjeruar edhe në Greqi dhe Itali.

Familja Taullau njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar si autorë të vrasjes, pjesëtarët e këtij grupi me urdhër të Bares. Konflikti ka nisur në vitin 1997, kur banda e Aldo Bares rriti influencën në Lushnje.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në një apartament në katin e tretë të një pallati përballë Drejtorisë së Policisë është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të vënë nën k

Një 15-vjeçar është plagosur me thikë mesditën e sotme.

Policia e Shtetit njofton se vijojnë në të gjithë vendin, kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave anticovid.

Bllokohet një jaht me 4 shtetas ukrainas në portin e Vlorës.

Arrestohet autori që ishte në kërkim në lidhje me rastin e rëndë ndodhur në Krujë një vit më parë, kur një i ri 29 vjeç akuzohej se kisht

Policia njofton se ka kapur dhe ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale "Shfrytëzim prostitucioni", i dënuar me 4 vje

Vijon puna për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve që rrjedhin apo janë përfituar nga veprimtaria kriminale.

Përfundon seanca për Myrteza(Zani) Çaushin. Gjykata i ka kërkuar burgut të Drenovës gjithë dosjet me gjithë aktet për këtë person.

Rëndohet pozita për Blendi Tetën, një prej personave të akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos pranë zonës së Xhamllikut më 27 gusht të vi

Policia ka ndaluar një shtetas për veprën penale "Shtrengim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë".