Autoritetet italiane kanë arrestuar mbrëmjen e djeshme një shqiptar pasi akuzohet për trafkim të lëndëve narkotike.

Nga mediat fqinje mësohet se karabinierët e Bari Center vunë në pranga shqiptarin M.E 33 vjeç.

Shqiptari u kap me 5.5 kilogramë marijuanë, e cila ishte fshehur në makinën me të cilën ai punonte.

33-vjeçari shqiptar u vu në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor në Bari.