Marrin peng 31-vjeçarin, policia aksion për shpëtimin e tij, 1 në pranga

18/10/2019 - 11:43

Merret me forcë në automjet një 31-vjeçar, por falë reagimit të mënjehershëm të Policisë, vihet në pranga njëri nga pengmarrësit, shpallen në kërkim 3 të tjerë, si dhe ndiqet penalisht në gjendje të lirë 1 tjetër.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur më datë 17.10.2019, rreth orës 03:40, kur Policia e Komisariatit Mat ka marrë informacion se në lagjen “Pjetër Budi”, në Burrel, po ndodhte një konflikt mes disa personave.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë nisur hetimet për verifikimin e rastit dhe rezultoi se shtetasi S. L., në bashkëpunim me shtetasit L. I., M. B., S.L., dhe I.K, për shkak të një konflikti të hershëm dyshohet se nën kërcënimin e armës ka marrë me forcë në automjet shtetasin A. H., 31 vjeç dhe më pas e ka dërguar në banesën e shtetasit I. K., në fshatin Batër e Madhe, Burrel.

Falë reagimit të mënjehershëm të Policisë dhe hetimeve të kryera nga ekspertët e Policisë është bërë i mundur arrestimi i shtetasit:

S. L., 32 vjeç, banues në Burrel.

U shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve: S. L., 31 vjeç, L. I, 34 vjeç, M. B., 24 vjeç, të gjithë banues në Burrel.

Si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë shtetasi I. K.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zbardhen detaje të reja nga mbytja e 37-vjeçarit A. Basha, në Sektor Rinia në Durrës.

Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar një shtetas në Shkodër, të quajtur Arben Bregu, 50 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërko

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg katër të arrestuarit për përdhunimin e të miturës në Babrru.

Një person është arrestuar, një është shpallur në kërkim dhe një tjetër po ndiqet në gjendje të lirë në kuadër të një operacioni që godit

Policia e Durrësit ka dhënë të tjera detaje rreth vdekjes së shtetasit sirian mëngjesin e sotëm.

Një sherr me sende të forta mes 4 personave ka ndodhur ditën e sotme në Sauk të Vjetër, e për pasojë kanë mbetur të plagosur dy vëllezër

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.

Rreth orës 11:00, 34-vjeçari Bledar Lazareni banues në Elbasan, dyshohet në gjendje të rënduar psikologjike, duke drejtuar mjetin tip “To

Operacioni Forca e Ligjit është ndalur këtë të martë në Kukës.