Marsida Qatja e ftuar në “Open” ka rrëfyer edhe njëherë gjithë ngjarjen e ndodhur në Kavajë disa ditë më parë, ku humbi jetën 41-vjeçari Dritan Haxholli.

Edhe kësaj herë, Marsida ka ndërruar versionin e saj duke mos e përmendur faktin që viktima i drejtoi armën fëmijës së saj 2-vjeçar. Kësaj herë 30-vjeçarja tha se pasi Haxholli qëlloi mbi efektivin e Policisë, Bledar Toçin, ajo po e shtynte që të dilte jashtë pa përmendur djalin e mitur.

“Unë isha me djalin e vogël këtu e ulur. Xhulio ishte këtu, ndërsa Bledari ishte ulur në karrige. Bie xhami i kuzhinës dhe tha hapeni derën. I thashë mos bërtit. Futet shikon Xhulion dhe i thotë me ty kam punë mbrapa. Kthehet dhe qëllon Bledarin. ishte me uniformë që ta bënte gjënë më serioze. Mesa pashë unë, Bledari mori dy plumba. Dritanit i ngeci arma. Nëse s’do i ecte arma do kishim vdekur të gjithë. Desha ta nxherr jashtë, por Bledari u ngrit dhe e qëlloi. Doja që të ikte se s’do njoftonim as policinë dhe asgjë. Unë po e shtyja që të dilte. Bledari iku në spital. Këtu ishte edhe fëmija im 2-vjeç. Dy të mëdhenjtë nuk ishin sepse u kishte ardhur halla dhe ishin tek ajo,”- tha Marsida.