Një 30-vjeçar mbeti i plagosur në qytetin e Elbasanit, në orët e vona të mbrëmjes së shtunë.

Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi Enea Zylfullari, 30-vjeç, gjatë një konflikti të dhunshëm, është qëlluar disa herë me thikë.

Të njëjtat burime konfirmuan se 30-vjeçari ka marrë plagë të shumta në trup.

Ngjarja ka ndodhur pranë ish-Gjykatës së Elbasanit gjatë një konflikti, ku dyshohet se janë përfshirë fillimisht disa persona.

Policia e Elbasanit ka arrestuar në kohë rekord autorin e kësaj plagosje, i cili është identifikuar si shtetasi me inicialet E.P., 16-vjeç, banues në Elbasan.

Ndërkohë, po hetohet për të zbardhur shkaqet e incidentit të përgjakshëm, me pasojë plagosjen e 30-vjeçarit nga Elbasani, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.