Një shqiptar nga Kosova ka dalë para gjykatës në Gjermani ku ka treguar se si e vrau gruan e tij me sëpatë. Ngjarja ka ndodhur në 1 tetor të vitit të kaluar në Siegburg, ku Rushit K. 37 vjeç (emër i ndryshuar) goditi me sëpatë gruan e tij Donika duke e lënë të vdekur në vend.

Rushiti kishte ardhur si refugjat në moshën 17-vjeçare në Gjermani. Ai punonte si ndihmës në kuzhinën e Bonnit dhe kishte njohur gruan e tij në vendlindje. Në vitin 2017, ka marrë me vete edhe gruan e tij Donikën nga Kosova.

Sipas dëshmisë në gjykatë, ditën e tragjedisë Donika ka marrë një SMS nga ish i dashuri dhe nuk lejonte 37-vjeçarin të lexojë atë. Kjo shkaktoi një përleshje verbale, e cila përfundoi brutalisht me vdekjen e saj.

Avokati Ziemer thekson se Rushiti e donte gruan, megjithatë mendon se “ajo e kishte keqpërdorur dhe kishte luajtur me dashurinë e atij”.

Për shkak të problemeve nga skizofrenia që ka shqiptari nga Kosova, Gjykata ka shtyrë seancën për në datë 7 qershor.