Ndalohet nga policia e Sarandës një person i shpallur në kërkim me inicialet A.S., 25 vjeç, banues në Ksamil.

Sipas policisë, ai akuzohet për veprën penale të mashtrimit.

Ndalimi i tij u bë pasi ai kishte mashtruar 3 shtetas të tjerë kundrejt pagesës me qëllim për ti çuar në shtetin Gjerman.

Po ashtu, në Vlorë, policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë për dhunë në familje shtetasin B.I., 33 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme në banesën e tij, dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij 64 vjeçar, për motive të dobëta.