18/04/2015 - 19:13
18 prill 2015 - Një grup personash, të cilët mashtronin qytetarët se do t’u siguronin viza dhe vend pune në Rusi është zbuluar nga Seksioni për Krimin Ekonomik.
Policia arrestoi Hazbi Lushin, një nga personat e dyshuar si drejtues të kësaj skeme mashtrimi dhe shpalli në kërkim edhe dy të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë të tij.
Denoncimi është bërë në muajin dhjetor të vitit të kaluar, kur rreth 6 persona kallëzuan të akuzuarin Lushi. Ai iu kishte premtuar punësim gjatë lojërave olimpike në Sochi, por pasi iu ka marrë paratë një pjesë e tyre nuk kanë shkuar kurrë në Rusi.
Sipas policisë dyshohet se grupi ka mashtruar mbi 100 persona, ku një pjesë e të cilëve janë dërguar në Rusi, por nuk kanë punuar asnjë ditë atje. Një pjesë e tyre ende nuk kanë mundur të kthehen për shkak të vështirësive financiare.
/Shqiptarja.com/
/portali DurresLajm/