22/01/2021 - 21:43
Policia e Kavajës ka dalë në një informacion paraprak në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme, ku dy persona të maskuar në tentativë për të grabitur një banesë, dhunuan pronarin e saj, i cili ndodhet në spital.
"Më datë 22.01.2021, në orën 20:00, në Kavajë dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhën me dhunë banesën e shtetasit Xh. D., 70 vjeç, të cilin e ka goditur me sende të forta, dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Autorët nuk ka mundur të realizojnë vjedhjen dhe janë larguar me shpejtesi",- njofton policia.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorise vijon punën për sigurimin e provave që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.
/portali DurresLajm/