Në orën 23:30 të mbrëmjes së djeshme disa persona të maskuar kanë hyrë me forcë në banesën e shtetasit F.G në fshatin Marinaj të Librazhdit. 

Dyshohet se autorët kanë dhunuar gruan dhe dy fëmijët që ndodheshin në banesë, raporton “Dosja.al”.

Nuk dihen shumë detaje për këtë ngjarje. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave, ndërsa mbetet e paqartë nëse kemi të bëjmë me një tentativë për grabitje, apo autorët kanë pasur konflikte të mëparshme me këtë familje.