Një vjedhje me dhunë është shënuar këtë mbrëmje në qytetin bregdetar të Vlorës, ku ka rënë pre një karburant.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”, ku një person i maskuar dhe i armatosur ka marrë xhiron ditore.

Policia ka arritur në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë.

Nuk dihet shuma e saktë e grabitur, por dyshohet se është marrë vetëm xhiroja ditore.