Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në banesën e dy të moshuarve në qytetin e Korçës. Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 21:45 në lagjen nr.3.

Dy persona ende të pa identifikuar, njëri prej të cilëve me pistoletë, kanë hyrë në banesën e të moshuarve F.R dhe A.R., rreth 85-vjeç.

Nën kërcënimin e armës, ata kanë marrë një sasi lekësh dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Policia tha se dy të moshuarve u “është dhëna ndihma e parë mjekësore, pa probleme për jetën”.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve