Policia e qytetit të Vlorës ka goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Në pranga ka rënë 30-vjeçari me inicialet Gj.V., pasi gjatë një kontrollit të ushtruar në banesën e tij në lagjen “Pavarësia 2” Vlorë, Policia gjeti një armë zjarri pistoletë së bashku me 7 fishekë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.